Telegrafi

Rahoveci prezanton përforcimin e radhës, nënshkruan amerikani Deihl

KB Rahoveci, ka ofruar në radhët e veta për pjesën e mbetur të sezonit amerikanin, Tyler Deihl .

25 vjeçari nga shteti i Georgias që luan në pozitat 1 dhe 2  ka arritur dje në Kosovë, ndërsa sot është prezantuar zyrtarisht nga Drejtori Sportiv i Klubit, Alban Rama.

Deihl gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa skuadrave në kolegjet amerikane në mesin e tyre edhe Georgia Gëizzlies, Francis Marion dhe Presbyterian College.

Në dy edicionet e fundit Tyler ka shkëlqyer me përformancat e tij, ku ka shënuar mesatarisht 31.6 pikë për ndeshje, 10.7 asistime si dhe 5.4 kërcime.

Tyler është shprehur mjaft i lumtur që karrierën do të vazhdojë te Rahoveci, ndërsa stërvitjen e parë do të zhvilloi qysh sot me pjesën tjetër të ekipit.

Basketbollisti amerikan do të mbajë numrin 1 ne fanellë, ndërkaq pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Kerasan Prishtina.

Tyler  Deihl është përforcimi i tretë në këtë fazë pas afrimit të Altin Morinës dhe amerikanit tjetër Rashan Bellinger.