Telegrafi

Rahoveci pëson humbje pas 23 fitoreve rresht

Skuadra e drejtuar nga Valentin Spaqi, KB Rahoveci, ka pësuar humbje në takimin e dytë të finales së “Play Off” kundër Dritës.

Gjilanasit triumfuan me rezultat prej 79-65 kundër rahovecianëve.

Kjo është humbja e pare sezonale për Rahovecin këtë sezon në ligën e parë të basketbollit të Kosovës, pas 23 fitoreve rresht, transmeton Telegrafi.

Ndeshja e tretë dhe finale zhvillohet në Suharekë ne mungesë të palestrës në Rahovec.

Kujtojmë se në Superligë futet ekipi që shpallet kampion i Ligës së Parë me dy fitore nga tre ndeshje potenciale. /telegrafi/