Telegrafi

Rahoveci përmirëson infrastrukturoren rrugore

Në Komunën e Rahovecit janë duke vazhduar punimet në realizimin e projekteve infrastrukturore të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve, ecurinë e punimeve nga afër i ka parë Smajl Latifi, kryetar i Komunës i shoqëruar edhe nga Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike.

Projektet në të cilët nga afër janë parë punimet nga kryetari Latifi dhe drejtori Krasniqi janë: Asfaltimi i rrugës (sanimi i rrugës) Drenoc-Senoc-Pastasellë dhe Polluzhë, Rrethrrotullimi në hyrje të Rahovecit, në udhëkryqin Rahovec-Malishevë, Rrethrrotullimi në hyrje të Rahovecit, në udhëkryqin Rahovec-Krushe e Madhe dhe Rahovec-Suharekë. /Telegrafi/