Telegrafi

Rahoveci i pamëshirshëm ndaj Boresë, fiton me 105 pikë epërsi

Skuadra e Rahovecit ka regjistruar fitore shumë të lartë (159-54) përballë Boresë në ndeshjen e javës së në Superligën e Kosovës në basketboll.

Që në çerekun e parë të ndeshjes në “Mizahir Isma”, vendasit ishin dominues duke i shënuar 30 pikë dhe duke i pranuar 14 sosh.

Ata e morën lojën në dorë në dhjetëminutëshin e dytë (45:14), duke qenë shumë më bindës dhe shkuan në pushim me epërsi shumë të lartë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Loja fantastike e nikoqirëve vazhdoi edhe në fraksioni e tretë (42:8), ndërsa në çerekun e katërt (42:18) i dhanë vulë fitores me 105 pikë epërsi (159-54).

Aktualisht, Rahoveci është ngritur në vend të dytë në tabelë, mirëpo Golden Eagle Ylli këtë javë luan kundër Bashkimit.

Nga ana tjetër, Borea qëndron në fund të tabelës me 19 humbje dhe vetëm tri fitore të regjistruara deri më tani këtë edicion. /Telegrafi/