KB Rahoveci ka konfirmuar një varg lëndimesh para përballjes së parë të playoffit ndaj KB Bashkimit të enjtën në ora 19:30.
Klubi Vreshtar në faqen zyrtare ka paralajmëruar përgatitjet për përballjen e parë historike për klubin në playoff që zhvillohet të enjtën në Prizren ndaj Bashkimit.
Skuadra që përfundoi e treta në tabelë me 16 fitore këtë edicion, do të përballet me Bashkimin në vendin e dytë.
Por, problemet për kryetrajnerin Bujar Loci janë shtuar në prag të këtij dueli.
Përpos vështirësisë së stërvitjeve ku klubi nuk ka palestër dhe ndeshjet i zhvillon si mysafir në Gjakovë, tash janë edhe një varg i lëndimeve që kanë lënë pa lojtar Rahovecin në pozitën numë pesë.
Besnik Sharku, kapiteni i klubit, ka një lëndim në qafë, Mustafë Merovci ka një lëndim në nyje, ndërkaq raportohet se edhe Mark Ëilliams ka zgjerim të lëndimit në shpinë dhe me shumë gjasë mungon në ndeshjen e parë. Pos tjerash, edhe Arian Qallaku nuk është deklaruar i gatshëm, po ashtu për shkak të lëndimit.
KB Bashkimi pas këtyre lëndimeve e ka fitoren pothuajse të sigurtë në ndeshjen e parë. /Telegrafi/