Përveç zyrtarizimit të trajnerit Bujar Loci, klubi i Rahovecit ka arritur të përforcohet edhe me një basketbollist tjetër nga klubi pejan.
Bëhet fjalë për Arian Qallakun, i cili sezonin pranveror do ta kalojë te skuadra vreshtare.
“Fillimisht i kemi përfunduar marrëveshjet me trajnerin Bujar Loci dhe me basketbollistët Deihl e Qallaku, ndërsa së shpejti do të përforcohemi edhe me një qendër të huaj për ta kompletuar ekipin”
“Bujari është një trajner i njohur në Kosovë dhe besojmë në sukses. Apetitet e klubit janë shtuar dhe duam të jemi në mesin e katër skuadrave më të mira në Kosovë si në garën për titull, ashtu edhe në garën për Kupën e Kosovës”, u shpreh Bekim Hoxha, kryetari i klubit të Rahovecit, për Koha Ditore.
Loci u largua nga Peja pas 25 vitesh, si një prej themeluesve të klubit.
Rahoveci kështu konfirmon pretendimet serioze për playoff. /Borozani/Telegrafi/