Site icon Telegrafi

Rahoveci ndryshime në shtabin teknik, Ilievski merr drejtimin e klubit

KB Rahoveci nuk ka humbur kohë për ta gjetur trajnerin e ri.

Skuadra kosovare ditën e djeshme e largoi nga detyra trajnerin e tyre Neven Plantak, për arsye se nuk arritën pritshmërinë.

E klubi vreshtar nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Plantakut.

Do të jetë maqedonasi Marjan Ilievski që do ta drejtojë KB Rahovecin në ndeshjet në vazhdim.

Ilievski nuk është emër i panjohur, pasi më parë ka fituar tituj kampioni në basketbollin kosovar me Prishtinën.

Njoftimi zyrtar nga klubi rahovecian:

Klubi i Basketbollit Rahovec, ka kënaqësinë të konfirmoi arritjen e marrveshjes me trajnerin e njohur nga Maqedonia Marjan Ilievski, i cili do të drejtoi skuadrën tonë deri në fund të edicionit. Trajneri 44 vjeçar është emër i njohur në basketboll, veçanërisht në Kosovë.

I njëjti vite më parë ka drejtuar suksesshëm Prishtinën drejt titujve, ndërsa edicionet e fundit i ka zhvilluar në Maqedoni ku po ashtu është shpallur kampion i Ballkan Ligës me skuadrën Blokotehna.

Ilievski të hënën do të zhvilloi stërvitjen e parë me skuadrën tonë, ndërsa të mërkurën e pret ballafaqimi i parë në Ballkan Lig, ndaj skuadrës Ibar Rozhaj, që zhvillohet në palestrën”Mizahir Isma”. /Telegrafi/

Exit mobile version