Rahoveci e ka mundur Trepçën 66:64 (5:14, 24:20, 18:13, 19:17), në çerekfinale të Final 8 Kupës së Kosovës “VllesaPagesa”.
Mitrovicasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke fituar bindshëm çerekun e parë, 5:14, ku aplikuan mbrojtje të fortë dhe lejuan Vreshtarët të shënojnë vetëm pesë pikë për dhjetë minuta.
Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ku rahovecasit kësaj radhe ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 24:20, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 29:34.
Rahoveci vazhdoi me lojë të mirë dhe në periodën e tretë kalojnë në epërsi 42:41 dhe më pas zhvillohet lojë e barabartë, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 47:47.
10 minutat e fundit ishin interesante dhe dramatike, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi. Por, katër sekonda para përfundimit të ndeshjes kur rezultati ishte 64:64, Traylor gjendet në vijën e gjuajtjeve të lira dhe nuk gabon dy herë për triumfin e Vreshtarëve 66:64.
Te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 18 pikë dhe Arian Qallaku me 15, kurse te Trepça, Drilon Hajrizi me 23 pikë e 12 kërcime.
Rahoveci në gjysmëfinale