Telegrafi

Rahoveci kthehet në pjesën e dytë për ta mposhtur Trepçën

(Foto: KB Rahoveci)

Rahoveci është kthyer në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Trepçës në “Mizahir Isma” për të triumfuar me rezultat 82-66.

Vizitorët e nisën më mirë takimin duke i shënuar tri pikë më shumë se vendasit në çerekun e parë të lojës (16:19).

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, mysafirët luajtën më mirë (18:26) duke shkuar në pushim me 11 pikë epërsi (34-45).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Mirëpo, pas kthimit nga pauza, nikoqirët bënë një përmbysje të rezultatit duke i shënuar 30 pikë në fraksionin e tretë, ndërsa i pranuan vetëm katër.

Atyre u mjaftoi një pikë më shumë në çerekun e fundit (18:17) për ta ruajtur epërsinë dhe për ta fituar ndeshjen (82-66).

Kjo ishte fitorja e 16-të e Rahovecit këtë sezon që vazhdon të konkurrojë me Golden Eagle Yllin për vendin e dytë në tabelë. Trepça e ka pësuar humbjen e 15-të sezonale dhe do të shpresojë të qëndrojë larg zonës së ‘play-outit’.

Në ndeshjen tjetër të të dielës, Lipjan ka fituar me rezultat të lartë (150-54) si mysafir i Boresë. Skuadra fituese vazhdon të qëndrojë në zonën ‘play-out’, kurse ajo humbëse ndodhet në vendin që bie nga liga. /Telegrafi/