Telegrafi

Rahoveci fiton në udhëtim te Ponte Prizreni

Rahoveci ka regjistruar fitore (86-69) ndaj Ponte Prizrenit, në ndeshjen e javës së 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll që u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi”.

Çereku i parë ishte i përafërt, me mysafirët që shënuan vetëm një pikë më shumë (15:16).

Epërsia e madhe ndodhi në dhjetëminutëshin e dytë, në të cilin ‘Vreshtarët’ i shënuan dhjetë pikë më shumë se kundërshtari i tyre (21:31) duke shkuar në pushim me epërsi të lartë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Edhe pas kthimit nga pushimi, vizitorët luajtën më mirë (14:17) duke e mbajtur epërsinë kundrejt vendasve.

Pasi e fituan edhe çerekun e fundit (19:22), mysafirët morën një fitore bindëse (86-69) kundër ekipit nga Prizreni.

Ky ishte triumfi i 17-të i Rahovecit këtë edicion që po e vazhdon garën me Golden Eagle Yllin për pozitën e dytë në tabelë.

Nga ana tjetër, kjo ishte humbja e 14-të e Ponte Prizrenit që po vazhdon të qëndrojë në top-katërshe. /Telegrafi/