Telegrafi

Rahoveci fiton derbin me Prishtinën në Superligën e Kosovës në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Rahoveci e ka fituar derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën mbrëma, Rahoveci e mposhti Prishtinën në kryeqytet me rezultat 34-31. Ndeshja ishte e fortë dhe shumë interesante.

Në pjesën e parë në epërsi ishin herë njëra e herë skuadra tjetër. Vreshtarët u shkëputën deri në tri gola në minutat e fundit.

Në minutën e 44, Prishtina ia doli të barazojë rezultatin, ndërsa më pas kaloi në epërsi 23-22. Prishtina vazhdoi me lojë të mirë dhe u shkëput deri në tri gola (28-25), por mysafirët nuk u dorëzuan dhe kthyen epërsinë, 30-29. Më pas krijuan edhe epërsi prej tri golave, 34-31 për fitore të madhe.

Marley Wallace Fernandes shkëlqeu me 11 gola. Shtatë i kishte Alban Haziri, por kontribut për fitore dhanë të gjithë lojtarët e Rahovecit.

Te Prishtina më efikasi ishte Oltion Beshiri me shtatë gola. Gjashtë i kishte Sergio Barreto. Në ndeshjen tjetër të së dielës, Trepça fitoi ndaj Llapit në Podujevë me rezultat 48-24.