Me rezultat 80-76, Rahoveci ka regjistruar fitore kundër Bashkimit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Çereku i parë ishte mjaft i ngushtë, me skuadrën mysafire që shënoi një pikë më shumë (20:21).
Ekipi nga Rahoveci i shënoi tri pikë më shumë në dhjetëminutëshin e dytë (18:21) dhe shkoi në pushim me avantazh prej katër pikësh.
Pas kthimit nga pushimi, vizitorët ishin akoma më bindës (15:28) duke e ngritur më shumë avantazhin e tyre.
Çereku i fundit ishte shumë dramatik, duke qenë se kampioni tentoi të rikthehej për ta fituar ndeshjen. Mirëpo, edhe pse prizrenasit e fituan pjesëlojën e fundit (23:10), ata e humbën ndeshjen (76-80).
Skuadra e Rahovecit po e vazhdon garën për vendin e dytë me Golden Eagle Yllin, derisa Bashkimi do të përpiqet të përfshihet në top-katërshe. /Telegrafi/