KB Rahoveci e ka mposhtur Pejën në cilësinë e vendasit në Gjakovë me rezultat 99-85.
Çereku i parë ishte i vetmi fraksion i barabartë në ballafaqimin e këtyre skuadrave.
Rahoveci arriti të krijojë epërsinë e parë të konsiderueshme në periudhën e dytë, teksa në çerekët tjerë vetëm sa e thelloi diferencën.
Më të mirët në ëktë takim për Vreshtarët ishin Mark Williams me double double prej 23 pikësh e 10 kërcimesh, katër asistimeve dhe tri topave të vjedhur.
Tyler Deihl ishte i papërmbajtshëm nga perimetri pasi shënoi pesë treshe nga 9 tentime bashkë me katër asistime, teksa ngjashëm performoi edhe Muhamed Hasani me 18 pikë e 6 asistime nga katër treshe prej pesë tentimeve.
Te Peja më i miri ishte Beq Kovaqi me 30 pikë, Rron Grapci me 16 pikë, teksa legjenda Valdet Grapci shënoi 10 pikë, 5 kërcime dhe tri asistime.
Me këtë fitore Rahoveci regjistron të 14-tin triumf këtë edicion, po aq sa ka edhe Ylli. Por, për shkak të bilancit më të mirë kokë më kokë në përballjet direkte, Rahoveci okupon pozitën e tretë gjithnjë sipas rregullores së FBK-së.
Peja gjendet në vendni e parafundit që e detyron klubin pejan të luaj në play out, me dy fitore më shumë se Kerasani, që sipas të gjitha gjasave edicionin e ardhshëm do të kthehet në Ligën e Parë. /Telegrafi/