Këtë lajm të mirë e ka dhënë ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit , Kujtim Shala i cili ka bërë një vizitë Rahovecit dhe është takuar me kryetarin Idriz Vehapi, e që së bashku kanë biseduar për bashkëpunimin mes MKRS-së dhe komunës, sidomos në fushat që lidhen me institucionet e kulturës, fushën e sportit, si dhe politikat e rinisë.
Ministri Shala gjatë vizitës në Rahovec, inspektoi edhe punimet në Palestrën e Sportit të këtij qyteti, ku sivjet MKRS-ka ka investuar 215 mijë euro, ndërkaq vitin e ardhshëm, që është faza e tretë dhe e fundit, që në bazë të projeksionit buxhetor do të investojë edhe 300 mijë euro.
Ai më tutje ka thënë se do të angazhohet në maksimum, që në përgjithësi të përmirësohet infrastruktura sportive e që sporti në përgjithësi të ketë një zhvillim cilësor. /Telegrafi/