Rahoveci ka mundur Feronikelin me rezultat 72:104 (12:18, 14:42, 17:15, 29:29), në takimin që u zhvillua në palestrën “Mizair Isma”, por Feronikeli ishte vendas.
Vreshtarët ishin më të mirë në pjesën e parë dhe kjo u mjaftoi për të fituar, derisa e ruajtën epërsinë e krijuar deri në fund.
12:18 ishte rezultati i çerekut të parë në favor të Rahovecit, që dominoi totalisht në periudhën e dytë, duke e fituar 14:42.
Perioda e tretë përfundoi 17:15 për Feronikelin, derisa ajo e fundit 29:29 dhe Rahoveci triumfoi në fund me rezultat 72:104.
Te Feronikeli u dalluan Fisnik Juniku me 21 pikë dhe Kareem Storey me 18, kurse te Rahoveci më të mirët ishin Alban Veseli me 25 pikë, Joshua McFolley me 22 dhe Jabari Craig me 13 pikë dhe 14 kërcime.
Feronikeli ka pesë fitore dhe 13 humbje, kurse Rahoveci 13 fitore dhe pesë humbje.