Site icon Telegrafi

Rahoveci bindës ndaj Lipjanit

(Foto: Facebook/KB Rahoveci)

Me 30-të pikë epërsi (93-63), skuadra e Rahovecit e ka mposhtur Lipjanin në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët veçmë e kishin siguruar vendin e tretë dhe ‘play-offin’, prandaj kjo fitore ishte vetëm sa për statistika.

‘Vreshtarët’ u treguan bindës që në çerekun e parë (16:23), ndërsa në të dytin vendasit shënuan një pikë më shumë (21:20).

Pas kthimit nga pushimi, Rahoveci bëri performancë dominuese, edhe në dhjetëminutëshin e tretë (9:19) edhe në të katërtin (17:31) për ta fituar takimin (93-63).

Në 28 ndeshjet e rregullta, Rahoveci ka regjistruar 18 fitore dhe 10 humbje, dhe e ka mbyllur sezonin në vend të tretë.

Lipjani ka arritur vetëm katër fitore, ndërsa i ka humbur 24 ndeshje dhe ndodhet në zonën ‘play-out’. /Telegrafi/

Exit mobile version