KB Rahoveci ishte bindës në triumfin përballë Kerasan Prishtinës (95:76), në duelin e zhvilluar në palestrën sportive “13 Qershori”.
Vendasit ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë, në të cilin shënuan dyfish më shumë pikë se kundërshtari (32:16).
Në dhjetëminutëshin e dytë, mysafirët shënuan tri pikë më shumë se nikoqirët (17:20), sidoqoftë Rahoveci kishte epërsi të lartë kur shkoi në pushim (49-36).
Çereku i tretë ishte i ngushtë, me dy pikë më shumë të shënuara nga vendasit (27:25), sa për ta mbajtur epërsinë e lartë.
Nikoqirët vazhduan të ishin të vendosur edhe në pjesëlojën e fundit (19:15), ashtu që triumfuan me 19 pikë epërsi.
Kjo ishte fitorja e pestë e KB Rahovecit pas 13 ndeshjesh të zhvilluara, derisa Kerasan Prishtina nuk ka ende fitore në 15 takime. /Telegrafi/