KB Rahoveci ka shfaqur një performancë fantastike ndaj Trepçës për plot me lojtarë të huaj, por kjo nuk mjaftoi që të mposhten mitrovicasit. Ndeshja përfundoi me rezultat 79-73.
Dueli ishte i barabartë nga fillimi i takimit, kurse periudha e vetme ku Trepça dominoi ishte periudha e dytë, ku u krijua epërsia prej dhjetë pikësh.
Në fillim të pjesës së dytë epërsia shkoi në 15 pikë, por Rahoveci u kthye duke prekur fitoren, por Trepça në fund iku me një fitore të ngushtë, duke aplikuar të gjithë lojtarët e huaj, ndaj KB Rahovecit të promovuar për herë të parë në histori në Superligë me të gjithë lojtarë vendorë.
I shkëlqyer ka qenë Mustafë Merovci me 31 pikë e pesë kërcime, pasuar nga Muhamed Hasani me 17 pikë e tetë asistime. Që të dy lojtarët luajtën minuta të plota.
Krahas tyre shkëlqeu edhe djaloshi fenomenal nga Rahoveci, qendra Besnik Sharku, me 8 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime në vetëm 23 minuta lojë dhe ishte i pandalshëm në çerekun e katërt duke treguar kualitete edhe për përfaqësuese, aty ku mungon një qendër kualitative vendore.
Te Trepça ishte Ljujic më i miri përcjellë nga Wise me 11 pikë.
Trepça të hënën përballet me Feni Industries në një takim shumë të vështirë në Ligën Ballkanike. /Telegrafi/