Site icon Telegrafi

Rahovec, të gjitha rrugët e kalueshme

Reshjet e borës të cilat kanë rënë në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit, kanë ndikuar në përkeqësim të qarkullimit në trafik, megjithatë gjendja aktuale e rrugëve në territorin e komunës së Rahovecit është e mirë dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Nëpërmjet një komunikate, Feim Fetoshi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Rahovec,bënë të ditur se mund të ketë vështirësi në ndonjë pjesë të rrugëve në zonat malore,por kryesisht ato janë të kalueshme për qarkullimin e automjeteve dhe se kompania e angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve për sezonin dimërorë, është në gatishmëri sa i përket gjendjes së krijuar në terren.

Me këtë rast, drejtori i DShP-së apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion dhe drejtuesit e automjeteve t’i përshtatenkushteve të rrugës. /Telegrafi/

Exit mobile version