Një rast i një vjedhje të rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rahovec.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, persona të panjohur pasi që janë futur me forcë (përmes dritares) në shtëpinë e tij, kanë vjedhur stoli ari në sasi të konsiderueshme-,para të gatshme, një pistoletë të tipit Bereta cal-9 mm, me rreth 100-fishekë, të cilën ankuesi e kishte me leje.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/