Telegrafi

Rahiq: Janeva është në repart të posaçëm

Drejtori i burgut Shkup në Shuto Orizare, Esad Rahiq, në intervistë për ‘Radio Evropa e Lirë’ tha se “Katica Janeva nuk është në repartin e femrave, por në një repart tjetër ku ka trajtim tjetër”.

Drejtori Rahiq sqaroi se Katica Janeva ndodhet në këtë repart të posaçëm për shkak se bëhet fjalë për personalitet që ka qenë prokurore publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne kemi tre reparte dhe për fat të keq, për herë të parë në historinë e paraburgimit ndodh që të kemi rreth 18-20 gra. Këto janë dhoma më të mëdha, që të mos thënë qeli, në të cilën ndodhen katër, pesë ose gjashtë gra. Ka profile të ndryshme brenda, keni gra të dënuara për vrasje, ka për grabitje dhe është e vështirë të vendosni një profil të tillë si zonja Janeva në mesin e atyre njerëzve, por ne e bëjmë punën tonë në mënyrë që ajo të vendoset në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi Rahiq.

Kryprokurorja Katica Jaenva u arrestua javën e kaluar dhe dyshohet për veprën kriminale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve si e dyshuar e tretë në rastin ‘Haraçi’./Telegrafi/