Kur Rahim Bulgarov diplomoi për turizëm nga një kolegj në jug të Rusisë, mësuesi i tij ka pritur nga ai vazhdimin e mëtejmë të studimeve, që të përmbushte ëndrrën e tij për të hapur një dyqan për riparimin e veturave.
Në vend të kësaj, Bulgarov filloi të shkonte në xhami dhe sipas një të afërmi të tij ai shkoi disa muaj në Egjipt për të studiuar arabishten .
Mediat shtetërore turke kanë identifikuar 23 vjeçarin Bulgarov, si një nga sulmuesit e dyshuar vetëvrasës në aeroportin Ataturk të Stambollit me 29 qershor ku mbeten 45 persona të vrarë dhe qindra të plagosur.
Disa nga sulmuesit ishin nga Rusia apo vendet e ish Bashkimit Sovjetik, transmeton KosovaPress.
Në një periudhë prej dy vjetësh Bulgarov ka ndryshuar nga një njeri i turpshëm, në një bombardues të dyshuar xhihadist, ka thënë mësuesi i tij imam, për Reuters.
Me kthimin e tij nga Egjipti në Rusi, Bulgarov u intervistua nga Shërbimi I Sigurimit Federal, organ ky që është përgjegjës për luftën kundër terrorizmit, dhe iu nënshtrua një testi të detektorit të gënjeshtrave, kanë treguar të afërmit e tij të cilët kanë preferuar te qëndrojnë anonim.
Ata thanë se më pas Bulgarov pas intervistimit u lejua të shkonte në shtëpi.