Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj bashkë me kryeministrin, Albin Kurti dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vënë gurëthemelin e çerdhes në Roganë.
Ashtu siç njofton Rahimaj, çerdhja do t’i ketë 6 klasa dhe do të ketë kapacitet për 120 fëmijë.
Ai thekson se çerdhja është paraparë të përfundojë për 12 muaj dhe vlera e këtij projekti është mbi 600 mijë euro.
“Për një mandat po bëhen dy çerdhe, bashkë me çerdhen në Koretin që do të fillojë punën në shtator, është premtim tjetër i realizuar. Ky projekt po realizohet me 90% kontribut të MASHTI-t dhe 10% nga Komuna e Kamenicës”, ka shkruar ai. /Telegrafi/