Zëvendëskryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në Hagë.
Këtë vizitë Mustafa e ka quajtur më emocionalen në jetën e tij, ndërsa ka thënë se të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë.
“Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin. Aty takova të gjithë ushtarët e lirisë, të gjithë ishin mirë!”, ka shkruar ai në Facebook.
“Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë”.
Tutje, Mustafa ka shkruar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush. /Telegrafi/