Valon Behrami tashmë ka zyrtarizuar lidhjen me skiatoren zvicerane Lara Gut.
Futbollisti i përfaqësueses zvicerane do të jetë në shtetin rus, ku do të përfaqësojë ngjyrat kuqebardhë në kampionatin botëror që starton më 14 qershor.
Lojtari 33-vjeçar është ndarë prej bashkëshortes disavjeçare Elena Bonzanit, me të cilën ka vajzën Sofian.
Por, në ngjarjen kryesor të këtij viti, sipas babait të mesfushorit Ragip Behramit, nuk do të jetë prezente ish-bashkëshortja, e cila do të zëvendësohet prej Gutit.
“Ne secili i kemi gjashtë bileta për të tri ndeshjet e grupeve. Kush vjen pos Halimes sime në Rusi? Natyrisht, vajza jonë Valentina dhe Lara Gut”, tha 58-vjeçari për blick.ch.
Ai më tutje konfirmoi se ish-bashkëshortja nuk do të jetë në botëror dhe se përkrah një vendim të tillë të djalit të tij.
Ndryshe, Behrami së bashku me Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Admir Mehmedin e Blerim Xhemailin do të jenë në Rusi. /Telegrafi/