Telegrafi

Ragip Begaj: Siç ia morëm PDK-së Malishevën, njëjtë do të fitojmë edhe në Drenas (Video)

Kryetari i komunës se Malishevës, Ragip Begaj, shprehet i bindur se pas 4 dhjetorit Nisma për Kosovën, do të qeverisë edhe me komunën e Drenasit.

Ai në emisionin ‘Fakt Plus’, me Leotrim Berishën, ka thënë se Nisma do t’i fitojë zgjedhjet në këtë komunë, ashtu siç i ka fituar tri vite më parë në Malishevë.

“Unë kam një besim të fortë kandidati jonë do të jetë i suksesshëm. Përçarja e PDK-së, në Drenas dhe njeriu qe e ka caktuar Nisma do të jetë fitues në ato zgjedhje”, ka thënë Begaj. Ai ka thënë se koncepti i partive të mëdha po rrëzohet dhe mentaliteti i njerëzve ka ndryshuar.

Tani, sipas tij, votuesit nuk po votojnë për partinë, por për kandidatin i cili ka qenë i afërt me banorët e asaj zone dhe punon në interes të qytetarëve. E sa i përket qeverisjes se tij tre vjeçare në Malisheve, Begaj thotë se ai ka përmbushur të gjitha premtimet para qytetarëve dhe për këtë janë në dijeni qytetarët e kësaj komune.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për vërshimet e fundit në këtë komunë dhe akuzat e PDK-së se komuna nuk e ka menaxhuar mirë proces. Po ashtu ai ka treguar, nëse do të kandidoj sërish për kryetar të komunës.