Telegrafi

Rafuna, luftë korrupsionit

Vetëm në periudhën janar-shtator të këtij viti 71 oficerë doganorë janë kapur në tentim për të lëshuar mallra pa i paguar obligimet doganore.

Punët mirë në këtë institucion nuk po shkojnë edhe në mbledhjen e taksave. Ristrukturimi i brendshëm nuk po pritet mirë nga punëtorët e këtij institucioni, të cilët kanë akuzuar atë se ka bërë shkelje ligjore në emërimin e zyrtarëve në pozita të caktuara.

Drejtori Lulzim Rafuna, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, ka thënë se përkundër të gjitha akuzave që vijnë nga dashakeqësit e tij, do të vazhdojë me përkushtim punën që e ka filluar. /Telegrafi/