Site icon Telegrafi

Rafuna: Humbjet nga MSA i kompenzojmë me diçka tjetër

Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se Kosova me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) do të mund të përfitojë nga efektet materiale dhe procedurale, kur tatimi doganor do të eliminohet në tërësi.

Rafuna ka bërë me dije se Dogana e Kosovës nga MSA-ja do t’i humbasë 24 milionë euro, paso shumë mallra nga BE-ja do të hyjnë pa tatime.

Sa i përket heqjes së tatimit për importim të veturave, drejtori Rafuna ka thënë për “Epokën e Re” se do të hiqet vit pas viti nga një për qind, kurse pas gjashtë vjetëve do të hiqet krejtësisht. /Telegrafi/

Exit mobile version