Site icon Telegrafi

​Rafuna dhe Sorensen diskutojnë për integrimin e Kosovës në tregun rajonal

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim zyrtar diplomatin danez Peter Sorensen, i emëruar si Përfaqësues i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Në këtë takim, Rafuna ishte i shoqëruar nga Arian Zeka, drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, dhe Emrush Ujkani, drejtorin ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropianë.

“Gjatë diskutimit, u trajtuan çështje kyçe që lidhen me integrimin e Kosovës në tregun rajonal, sfidat që përballin bizneset në shkëmbimin e mallrave, si dhe mundësitë për tërheqjen e investimeve të huaja”, thuhet në një njoftim.

Rafuna theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përmirësimit të kushteve për një mjedis më të favorshëm për investitorët.

Exit mobile version