Telegrafi

Rafting në Vjosë-Nartë, i shtohet aktiviteteve eko-turistike të zonës

Gjatë viteve të fundit sportet e ujit në Shqipëri janë kthyer në guida turistike mjaft të pëlqyera nga turistët e aventurës.

Rafting është ndër sportet ujore të cilat po praktikohen në kanionet dhe lumenjtë e shumtë që ofron Shqipëria.

Kohët e fundit ky sporti i bukur i është shtuar aktiviteteve eko-turistike, që mund të zhvillohen në kompleksin natyror “PM Vjosë-Nartë- PN Lugina e Vjosës”.

Turistë të shumtë kanë preferuar të ushtrojnë sportin e rafting në lagunën Vjosë-Nartë.

Si një zonë natyrore e paprekur, gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të apasionuarit pas këtij sporti do të impresionoheni nga ujërat e pastër të lumit Vjosë, si dhe nga natyra e pasur e zonës dhe prezenca e specieve të rëndësishme.

Laguna e Nartës është një nga ligatinat më të mëdha dhe më të rëndësishme bregdetare të Shqipërisë për shkak të biodiversitetit të saj të mahnitshëm.

Bukuria e saj konsiston në jetën e saj të pasur detare, larminë e llojeve bimore, dunat ranore apo dhe delta e lumit Vjosa. Kjo lagunë është gjithashtu e përshtatshme edhe për zhvillimin e turizmit pasi, ju përveçse mund të vrojtoni  shpendët mund të shijoni edhe natyrën e pasur të zonës. /atsh/