Site icon Telegrafi

Rafinha humb sezonin pas operimit të meniskut

Rafinha ka vuajtur shumë nga lëndimet sezoneve të fundit

Rafinha do të jetë mungesa e radhës e Barcelonës deri në fund të kampionatit.

Barcelona ka konfirmuar se mesfushori i tyre, Rafinha do të jetë jashtë fushave për rreth katër muaj pas kryerjes së një operacioni në një lëndim të gjurit.

Rafinha u largua në minutën e 17 në fitoren 4-1 Barcelonës në Granada fundjavën e kaluar, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Juventusi pas Rafinhas

Pas kësaj, katalanasit deklaruan në faqen e tyre zyrtare se mesfushori ishte operuar në meniskun e tij të djathtë.

Braziliani nuk pritet të kthehet deri në gusht dhe për këtë përfundon ky sezon me shtatë gola dhe 28 paraqitje në të gjitha garat.

Mesfushori i gjithanshëm nuk është futbollisti i vetëm i Barcelonës që ka humbur sezonin, pasi para një muaji njësoj e pësoi edhe mbrojtësi Aleix Vidal. /Telegrafi/

Exit mobile version