Telegrafi

Rafinha, Bale dhe Beckham në planet e Milanit për janar

Rossonerët kanë nevojë për një mbrojtës të majtë dhe një mbrojtës të djathtë, ndërsa “Il Corriere Dello Sport” njofton se trajneri Leonardo ka shënjestruar dyshen Bale dhe Rafinha për këto pozita.

Ndërkohë, vetë Beckham ka shprehur dëshirën që të kthehet sërish në San Siro, gjë që do t’i ndihmonte për të siguruar një vend në përfaqësuesen e Anglisë, por njëkohësisht do t’i jepte shtytje të madhe mesfushës së Milanit.