Telegrafi

Rafet Prekazi flet pas humbjes me Izraelin: Lamë përshtypje të mirë në këtë cikël kualifikues

Përzgjedhësi i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, ka folur pas ndeshjes që djelmoshat e tij e humbën me rezultat 3-0.

Kosova e mbylli këtë cikël kualifikues në vendin e parafundit me 11 pikë.

“Në pjesën e parë kemi luajtur dobët, sidomos na ka munguar loja kolektive dhe kjo na kushtoi me pësimin e dy golave”.

“Në pjesën e dytë bëmë disa ndryshime dhe dolëm në lojën tonë, ashtu siç kemi luajtur në ndeshjet e tjera si kolektiv”.

“Megjithatë, ne edhe pse krijuam disa raste nuk arritëm t’i shfrytëzojmë, derisa izraelitët ashtu sikurse në Mitrovicë i konkretizuan rastet që iu ofruan. Gjithsesi lojtarët duhet ta kenë parasysh se lojën individuale nuk e lejoj në kombëtare”.

“Tash do të kemi edhe ndryshimin e gjeneratës dhe disa prej lojtarëve që e bartën barrën kryesore në këtë cikël kualifikues nuk do të jenë më me ne”.

“Sidoqoftë, mendoj se në përgjithësi në këtë cikël kualifikues kemi lënë përshtypje të mirë”, ka thënë Prekazi. /Telegrafi/