Telegrafi

Rafet Gashi shpallet ushtari më i mirë

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovë në një ceremoni zyrtare, çmimin “Ushtari më i mirë, 2016” ia dha tetarit Rafet Gashi, nga Brigada e Reagimit të Shpejtë.

Gashit, çmimi iu dha nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Rrahman Rama tha se të gjithë 22 pjesëmarrësit ushtarë janë fitues. Ai tha se kjo ka qenë një garë e fortë sepse të gjithë ushtarët kanë treguar njohuri dhe shkathtësi.