Telegrafi

Rafael Leao ishte “i zhdukur” ndaj Sassuolos

La Gazzetta dello Sport ka shkruar në ballinën e tyre se Rafael Leao ‘u zhduk’ kundër Sassuolos dhe vetëm pesë lojtarë të Milanit ishin në nivelin e lartë të lojës në stadiumin Mapei.

Kuqezinjtë morën një barazim 0-0 në Reggio Emilia, ku kishin fituar titullin e Serisë A vetëm tre muaj më parë. Mund të kishte qenë një pasdite shumë më e keqe për djemtë e Stefano Piolit, nëse Mike Maignan nuk do ta priste penalltinë e Domenico Berardit në pjesën e parë.

Portieri i Francës ishte lojtari më i mirë i Milanit në fushë dhe një nga të paktët që arriti të plotësojë detyrën për të cilën paguhet kundër Sassuolos. Ish-portieri i Lille u vlerësua me notën 7/10.

Lexo po ashtu Milani merr vetëm një pikë ndaj Sassuolos, Maignan pret penallti

Simon Kjaer, Fikayo Tomori dhe Theo Hernandez gjithashtu morën nota kaluese. Mbrojtësi tjetër, Alessandro Florenzi u vlerësua me 5 nga Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport dhe 5.5 nga La Gazzetta pasi ishte përgjegjës për shkaktimin e goditjes së penalltisë për Neroverdi.

Sandro Tonali zëvendësoi një Tommaso Pobega jo bindës në pjesën e parë dhe u vlerësua 6/10 nga tre gazetat kryesore sportive.

Është i njëjti vlerësim edhe për Ismael Bennacer dhe Junior Messias në La Gazzetta, ndërsa Tuttosport dhe Corsport i vlerësuan të dy lojtarët me 5.5.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Sassuolo 0-0  Milan: Maignan më i miri

Lojtari më zhgënjyes ishte ndoshtaRafael Leao, i cili u ‘zhduk’ në stadiumin Mapei, ka shkruar La Gazzetta.

Alexis Saelemaekers ishte gjithashtu shumë zhgënjyes dhe lojtari më i keq në fushë, sipas Il Corriere dello Sport. /Telegrafi/