Telegrafi

“Rafael Leao ende nuk është pjekur plotësisht, por ka përparim të dukshëm” – Boban me fjalë të mëdha për portugezin

Legjenda e Milanit, Zvonimir Boban ka thënë se Rafael Leao nuk është ende i pjekur plotësisht si lojtar dhe skuadra aktuale nuk mund të krahasohet me skuadrën që fitoi Scudetton.

Kroati foli për Sky Sport në prezantimin e një libri të ri nga trajneri Arrigo Sacchi dhe u pyet për vështirësitë që po ka Stefano Pioli.

Duket mbresëlënëse që në sezonin 2021/22, Pioli ishte në gjendje të siguronte titullin e Serie A, pastaj sezonin e ardhshëm të arrinte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por tani po vuan një sërë pengesash si në Serie A ashtu dhe në Evropë.

“Nuk mund t’i krahasoni ato dy skuadra”, nënvizoi Boban.

Ai veshi fanellën me numrin 10 në San Siro dhe kjo iu dha Rafael Leaos këtë sezon, së bashku me një kontratë të re.

Lexo po ashtu Rafael Leao ‘në garë me kohën’, mund të humbas ndeshjen e rëndësishme në Ligën e Kampionëve

“Jam i kënaqur që e shoh atë të mbajë 10, pasi është një talent i jashtëzakonshëm, edhe nëse nuk është ende plotësisht i pjekur. Ai ka bërë shumë përparim. Jo shumë e prisnin që ai të bënte atë përparim, por unë po…”, ka thënë Boban. /Telegrafi/