Telegrafi

Rafael: Giggs është i jashtëzakonshëm

Giggs, edhe pse ka mbushur 39 vjet, ende vazhdon të shkëlqejë, ai regjistroi paraqitjen e 999-të me skuadrën e parë të Djajve të Kuq, në fitoren 2-0 ndaj Queens Park Rangers, ku edhe shënoi një gol.

“Ryan është një lojtar i jashtëzakonshëm. Çdo ndeshje e shoh atë duke punuar shumë, ende shënon gola dhe bën asiste. Ai është lojtar aq i mirë sa që është bërë e mërzitshme. Ai është i njëjtë edhe në stërvitje, ai thjeshtë ka shumë dëshirë që të luajë”.

“Është njëri prej lojtarëve më të mëdhenj më të cilët kam luajtur. Ai na jep përvojë, besim dhe kur ju ndiheni keq ai vjen dhe ju ndihmon, veçanërisht lojtarëve të rinj”.

“Ndonjëherë kur lojtarët e rinj hasin në vështirësi, ai u ndihmon dhe u tregon se si të veprojnë. I thërret anash lojtarët dhe iu jep këshilla. Ai më ka ndihmuar shumë kur isha më i ri”, ka thënë Rafael. /Telegrafi/