Telegrafi

Rafa frikësohet për pozitën e katërt

“Do të jetë vështirë, por ne duhet të luftojmë. Janë edhe shumë pikë për t’u fituar, kështu që presim se çfarë do të ndodhë në ndeshjen tjetër. Mendoj se tifozët shohin se ekipi ka qenë solid sot. Nuk është se nuk po luajmë mirë, apo nuk po krijojmë raste, apo jemi shumë të dobët”.

“Varet shumë edhe nga ekipet tjera. Duhet të fitojmë ndeshjen, të shohim çfarë po bëhet në tabelë, dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër”.

“Mendoj se takimi ishte i ngushtë. Ata nuk patën raste, as ne nuk patëm. Ndërmjet dy skuadrave të mëdha, gjithnjë gjërat e vogla vendosin fituesin”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/