Telegrafi

Radovic: Urime Pejës, fitore e merituar

Dragan Radovic i ka uruar fitoren në ndeshjen gjysmëfinale Pejës, ndërsa ka theksuar se skuadra e tij është e re dhe do ta pres Play Off-in.

Trajneri i Bashkimit humbjen e tij e ka lidhur me mungesën e opsioneve në sulm dhe me probleme financiare, për të cilat tha se tani janë kaluar dhe skuadra do të rimëkëmbet.

Lexo po ashtu Peja fiton me vështirësi ndaj Bashkimit, prek finalen e Kupës së Kosovës

“Fillimisht, urime skuadrës së Pejës për fitoren dhe arritjen në finale. Fitorja e Pejës ishte e merituar edhe pse ne arritëm ta rrezikojmë atë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Bashkimit.

“Nuk kam pasur shumë zgjidhje në sulm dhe kjo ndikoi në fund të ndeshjes”, përcjell Telegrafi.

“Bashkimi ka pasur probleme financiare dhe këto i ka kaluar. Tani jemi një skuadër e re dhe duam të kualifikohemi dhe të jemi sa më të fortë në Play Off”, përfundoi Radovic. /Telegrafi/