Sot në Bruksel, Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s dhe kështu praktikisht u bë personi i dytë në radhën e funksioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ish-ministrja e Mbrojtjes do të jetë zëvendës i Mark Rutte, i cili prej disa muajsh është në krye të kësaj aleance ushtarake. Këtë e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm Rutte në faqen zyrtare të Aleancës:
“Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Radmilla Sheqerinska si zëvendëssekretare të ardhshme të përgjithshme. Ajo është një njeri i besueshëm në NATO, e di punën që duhet për t’u anëtarësuar në Aleancë dhe çfarë do të thotë të jesh një anëtare e plotë. Mezi pres të punoj me të ndërsa ajo merr këtë rol jetësor”. njoftoi kreu i NATO-s.
Ajo do të marrë postin e saj deri në fund të vitit dhe do të zëvendësojë Mircea Joanna-n, i cili mbante këtë post që nga viti 2019./Telegrafi/