Kroacia fuqishëm e mbështet vendimin pozitiv për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe këtë në vazhdimësi e theksojmë, ua tregojmë partnerëve tanë në BE, ka thënë ministri kroat i Punëve të Jashtme, Goran Gërliq Radman në konferencën për shtyp në MPJ në Shkup, me nikoqirin e tij, ministrin Nikolla Dimitrov.
Ai shtoi se vizita e tij koincidon me raportin pozitiv për avancimin reformues të vendit, duke theksuar se kjo është ngjarje shumë e rëndësishme dhe shenjë pozitive se Maqedonia e Veriut shkon në rrugë të drejtë.
“Natyrisht, sjelljen e vendimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ne e shohim si hyrje në samitin në maj në Zagreb dhe ne mendojmë se samiti është qëllim kyç i kryesimit tonë me Këshillin e BE-së. Samiti ‘Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor’ do të mbahet 20 vjet pas Samitit në Zagreb i cili e hapi perspektivën evropiane për Kroacinë dhe tërë EJL-në dhe dëshira jonë është samiti i sivjetëm i Zagrebit të jetë kthesë në marrëdhëniet e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se ai do t’ia tregojë rrugën e qartë të gjitha shteteve të EJL-së ose Ballkanit Perëndimor. Ai është proces politik, Ballkani Perëndimor nuk është term gjeografik, nuk është as term politik, nuk është as term i saktë, por është proces politik. Unë më shumë dua të them EJL sepse nëse flasim për Ballkanin Perëndimor duhet të pyesim ku është Ballkani lindor, ndërsa ai nuk është”, tha Radman.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut në Kroaci do të ketë komplotist aktiv i cili do të japë çfarë do lloji të mbështetjes sepse, tha, do të jetë edhe sukses për Kroacinë, duke porositur se vendi do të duhet ta realizojë punën e vet.
Ndërsa ministri Nikolla Dimitrov mendon se ka tre elemente të reja lidhur me vendet të cilat janë skeptike për zgjerimin e BE-së dhe se tek së pari do të shihet qëndrimi i tyre, veçanërisht në Holandë ku vijon debat parlamentar.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Dimitrov tha se sipas reagime të para të vendeve anëtare të BE-së ata vlerësojnë se raporti ynë është real që tregon, siç tha, se punët që janë bërë i kemi realizuar kushtet për fillimin e procesit aderures.
Komisioni Evropian (KE) paradite i publikoi edhe zyrtarisht dy raportet për avancimin reformues të Maqedoninë së Veriut dhe të Shqipërisë, të dedikuara për vendet anëtare të Unionit që të sjellin vendim në fund të këtij muaji për fillimin e negociatave./Telegrafi/