Julian Deda ka marrë një video përshëndetje mjaft interesante.
Në fakt, futbollisti i skuadrës së Romës, Radja Nainggolan, e përshëndet duke i dërguar përqafime.
“Ai momenti kur Radja Nainggolan ta shpreh dashurinë hapur fare, pa iu dridhur qerpiku”, shkruan Deda në llogarinë personale në Instagram, duke ruajtur notat e humorit.
Duket se aktori i ‘2XL’ është një tifoz i zjarrtë i Romës, pasi miqtë kanë arritur të realizojnë një gjë të tillë për aktorin. /Telegrafi/