Site icon Telegrafi

Rabiot kthehet në Itali, do të futet në karantinë për 15 ditë

Adrien Rabiot është kthyer në tokën italiane dhe do të futet në karantinën për 14 ditë para se të rifillojë stërvitjet me Juventus.

Mesfushori ishte përpjekur të shtyjë rikthimin e tij në Torino dhe ishte lojtari i vetëm që kishte mbetur jashtë përveç Gonzalo Higuainit – të cilit iu dha leja të ishte me nënën e tij të sëmurë në Argjentinë.

Edhe pse stërvitjet në grup mund të rifillojë për skuadrën të hënën, Rabiot vetëm tani fillon periudhën e tij të detyrueshme të karantinës.

Ai më pas do të bëjë dy teste për COVID-19 dhe një test gjaku përpara se të lejohet të stërvitet me shokët e tij të skuadrës, ku pritet të jetë 27 maji.

Sidoqoftë, lojtari ka hedhur poshtë fajlët se ka qenë në grevë shkaku i uljes së pagës.

Por sipas Sky Sport Italia, do të ketë një përballje mes tij dhe klubit përpara se ai të lejohet të kthehet në grup me të tjetër.

Adrien Rabiot

Everton dhe Manchester United janë lidhur vazhdimisht me lojtarin dhe mund të largohet në verë. /Telegrafi/

Exit mobile version