Telegrafi

Radioja e homoseksualëve u pengon pilotëve

Radiostacionit i është ndaluar emetimi i programit, pasi që është vërtetuar se programi i tij për popullatën e re homoseksuale ka filluar të përzihet me frekuencën në të cilën kontrolli i fluturimeve komunikon me pilotët.

Drejtoria telekomunikuese e Hong Kongut ka urdhëruar radiostacionin që menjëherë të ndërpresë emetimin e programit sepse ai do të ishte i “rrezikshëm për trafikun ajror".

Citizens’ Radio gjatë viteve të fundit është bërë shumë i popullarizuar sepse shpesh transmeton programe kundër qeverisë, e pronari i saj, për kënaqësinë e dëgjuesve, vazhdimisht bën shaka në llogari zyrtarëve të administratës së Hong Kongut.