Grupi britanik, Radiohead, e ka paditur këngëtaren e muzikës pop, Lana Del Rey, për ngjashmërinë e këngës së saj, “Get Free”, me hitin e nga viti 1992, “Creep”.
Rokerët e famshëm besojnë se kantautorja amerikane e ka kopjuar këngën nga ata.
“Lajmi për padinë është i vërtetë. Megjithëse e di se kënga ime nuk është frymëzuar nga ‘Creep’, ‘Radiohead’ mendojnë se ka qenë e frymëzuar dhe kërkojnë 100 për qind nga përfitimet”.
“Unë iu kam ofruar 40 për qind nga përfitimet e muajve të fundit, por ata do të pranojnë vetëm 100 për qind”.
https://twitter.com/LanaDelRey/status/950065789549166592
“Avokatët e tyre kanë qenë të papajtueshëm, prandaj do ta zgjidhim në gjykatë”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.
Nga “Radiohead” nuk i kanë komentuar pohimet e Del Rey, ndërsa muzikanti Owen Pallett ka theksuar se pohimet e grupit janë bazuar në akordet dhe melodinë e këngës.
Vlen të theksohet se ku është publikuar kënga “Creep”, Albert Hammond dhe Mike Hazlewood e kanë paditur grupin “Radiohead” për ngjashmërinë e këngës me baladën “The Air That I Breathe” të grupit “The Hollies”, të incizuar në vitin 1972.
https://www.youtube.com/watch?v=_wACCgCCjRc
Në gjykatë u vendos se të dyja palët kishin të drejtë, ashtu që ata u përfshinë si bashkautorë të këngës “Creep”. /Telegrafi/