Telegrafi

RTVM ju kërkon falje shiquesve për lëshimet në intervistën me prokuroren Katica Janeva (Video)

Përmes një njoftimi zyrtar, Radio-Televizioni i Maqedonisë ka sqaruar çështjen e intervistës së prokurores speciale, Katica Janeva, intervistë që ka shkaktuar reagime të shumëta, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit zyrtar, rrjedhja e inçizimit karakterizohet si një tentim i pasuksesshëm për të prishur imazhin e Shërbimit publik, përmes montimit artificial të programit, që nuk do të duhej t’i ndodhë asnjë redaktori.

RTVM-ja bën të ditur se redaktorja Argirova ka vepruar kokë më vete dhe pa leje të kolegjiumit të programit të parë, duke qenë vet prodhuesja dhe publikuesja e intervistës, pa konsultime me kolegjiumin.

RTVM-ja thekson se faji për këtë lëshim bie mbi programin informativ që ka vepruar në mënyrë joprofesionale dhe pa pëlqimin dhe verifikimin e Redaktorit përgjegjës dhe kolegjiumit, e ka emituar intervistën.

Për këtë arsye, RTVM-ja u kërkon falje shiquesve për intervistën e publikuar dhe mospërputhshmëritë që dolën në pah./Telegrafi/