Site icon Telegrafi

Radikalizimi i së djathtës gjermane

Sipas një vlerësimi të ri të situatës nga autoritet gjermane, prej ekstremistëve të djathtë kërcënon “dhunë ekstreme e deri veprime terroriste”.

Mbi të gjitha, çështja e refugjatëve ka shkaktuar në Gjermani në radikalizimin e skenës ekstremiste të djathtë, shkruan gazeta “Welt am Sonntag”, duke cituar nga një raport konfidencial për situatën i Policisë Federale Gjermane (BKA) për vitin 2016 dhe 2017. “Nga perspektiva e ideologjive ekstremiste të djathta kombësia gjermane duhet të lidhet me një “bashkësi kombëtare” të përcaktuar etnikisht për t’iu kundërvënë në këtë mënyrë “vdekjes kombëtare” prej “emigracionit masiv”, kështu i përshkruan raporti i BKA-së ideologjinë e skenës.

BKA-ja mendon se anëtarët e organizatave “Reichsbürger” (Qytetarët e Rajhut) dhe “Selbstverwalter” (Vetëadministruesit) kanë kryer deri tani rreth 13,000 vepra penale, përfshirë dhe 750 vepra të dhunshme. Pjesëtarët e “Selbstverwalter” janë zakonisht më të rrezikshme se ata të “Reichsbürger”. Prej tyre pritet një “potencial i lartë për përshkallëzim dhune”. “Ndërsa “Reichsbürger” kanë një koncept autoritar për shtetin dhe i konsiderojnë autoritetet të paktën në parim si të nevojshme, “Selbstverwalter” e refuzojë tutelën (e huaj) të qeverisë, dhe janë pjesërisht të gatshëm për ta mbrojtur autonominë e tyre me forcën e armëve,” citon gazeta “Welt am Sonntag” nga raporti i BKA-së. Megjithatë sipas BKA-së kufijtë midis dy rrymave të djathta nuk janë të ndara.

“Qytetarët e Rajhut” nuk e njohin Republikën Federale të Gjermanisë si shtet. Në vend të kësaj, ata pretendojnë, se Perandoria Gjermane vazhdon të ekzistojë deri sot. Ata shpesh bazohen në përkufizimin e kësaj perandorie kufijtë e vitit 1937. Në këtë kontekst ata nuk i njohin kushtetutën, autoritetet dhe gjykatat si legjitime dhe i nuk pranojnë vendimet zyrtare.

“Vetëadministruesit” janë të bindur se ata janë ligjërisht plotësisht autonomë. Sipas mënyrës së tyre të të kuptuarit ata mund të largohen me një proklamatë nga Republika Federale Gjermane dhe ta shpallin territorin e tyre si një territor shtetëror sovran.

Sipas “Welt am Sonntag” skena e të ashtuquajturve “Reichbürger” dhe “Selbstverwalter” numëron rreth 12.800 vetë, 800 prej të cilëve konsiderohen si ekstremistë të djathtë. Për një kohë të gjatë ata konsideroheshin vetëm si turbullues, por tani ata janë në fokus të organeve të mbrojtjes së Kushtetutës dhe janë nga nëntori i vitit 2016 nën vëzhgim në mbarë vendin. /DW/

Exit mobile version