Site icon Telegrafi

Radhë të gjata të qytetarëve për t’u vaksinuar në sallën ‘1 Tetori’

Po vazhdon procesi i vaksinimit anti COVID-19 në sallën “1 Tetori”, ndërsa sot ka filluar vaksinimi i grup-moshave mbi 65 vjeç, ku interesimi i tyre për marrjen e vaksinës është shumë i madh.

Para sallës “1 Tetori” shihen numër i madh i qytetarëve të cilët kanë shprehur interesimin për t’u vaksinuar.

Ndryshe, ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të vaksinimit për qytetarë, ku nga sot për tri ditë, të mërkurën, premten dhe të shtunën pritet të vaksinohen grup-mosha mbi 65 vjeç.

Në njoftim po ashtu thuhet se nga 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të publikuar.

Orari i vaksinimit kundër COVID-19

E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)

Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova).

Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani (salla “1 Tetori”, Prishtinë)

E premte, 14 maj: (08:00-19:30)

Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF

E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)

Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina  (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version