Site icon Telegrafi

Radhë të gjata të pritjes në Komunën e Prishtinës, sistemi i gjendjes civile jashtë funksionit

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar qytetarët se gjatë gjithë javës nuk ka funksionuar sistemi i gjendjes civile që menaxhohet nga Agjensioni i Regjistrit Civil, si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në njoftimin e bërë thuhet se, Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk ka arritur të ofrojë shërbime dhe janë krijuar radhë të gjata të pritjes dhe se Sistemi ende nuk është rikthyer në funksion.

Komuna e Prishtinës kërkon falje për situatën e krijuar dhe pritjet e gjata.

Mirëpo, nuk kanë ndonjë përgjigje se kur do të rregullohet. /Telegrafi/

Exit mobile version