Site icon Telegrafi

Radhë të gjata në sportelet e DAP, nesër dita e fundit për paraqitjen e tatimeve

Rreth 100 mijë qytetarë nga i gjithë vendi pritet deri nesër të paraqesin formularët për të ardhurat vjetore. Kjo krijon rrëmujë në sportelet e Drejtorisë e të Ardhurave Publike, pasi që shumë qytetarë nxitojnë të kryejnë obligimin e tyre një ditë para skadimit të afatit, ndërsa ka edhe prej tyre që e lënë pikërisht ditën e fundit.

Ky është viti i fundit që qytetarët janë të obliguar vetë t’i paraqesin të hyrat e tyre për tatim, sepse nga viti i ardhshëm fletëparaqitjet do t’i plotësojë në mënyrë direkte DAP-i, ndërsa obligim i vetëm i qytetarëve do të jetë konfirmimi për të njëjtat.

Sot është dita e parafundit për paraqitje të tatimit vjetor për persona fizik, ndërsa priten edhe rreth 100 mijë qytetarë ta përmbushin detyrimin e tyre deri nesër.

Nga gjithsej 334 mijë e 360 qytetarë që kanë deklaruar të ardhurat e tyre vjetore, vetëm 1.725 prej tyre kanë shfrytëzuar aplikimin elektronik. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve deklarimi i të ardhurave mund të bëhet edhe në Komunën Qendër, Gjorçe

Exit mobile version